Faqja Kryesore
Rreth AJLS
Numri i Tanishëm
Arkiva
Dërgimi i Punimeve
Kontakti


2008 (Volumi 2, nr. 2)

Konferenca e Seksionit të Drejtësisë të Institutit Alb-Shkenca u mbajt në Tiranë në ambientet e Hotel Tirana International me datë 1 dhe 2 shtator 2008 në kuadër të Takimit të Tretë Vjetor të Institutit. Në këtë konferencë u paraqitën një numër i madh punimesh nga autorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Punimet u prezantuan në kuadrin e tre paneleve.

Paneli i parë, në temën 'Reforma dhe çështje të tjera lidhur me sistemin gjyqësor në Kosovë dhe Shqipëri' u mbajt me datë 1 shtator. Dy panelet e tjera, përkatësisht ai titulluar 'Ndikimi i profesioneve të lira në mirëfunksionimin e shtetit ligjor', si dhe 'Disa aspekte të reformave të nevojshme në fusha të veçanta të drejtësisë' u mbajtën me datë 2 shtator.

Konferenca u zhvillua normalisht dhe prezantimet u shoqëruan me diskutime e pyetje të shumta nga të gjithë pjesëmarrësit. Disa nga konkluzionet e rekomandimet e takimit në lidhje me çështjet e trajtuara ju përcollën autoriteteve shtetërore shqiptare për konsiderim.

Ridefinimi i Rolit të Viktimës në të Drejtën Penale Bashkëkohore Përmes Reformave Ligjore
Besa ARIFI

Abstrakt Abstrakt         Artikulli i plotë Artikulli i plotë     

Shteti Ligjor në Shqipëri: Midis Aspiratës dhe Realitetit
Dr. Gentian ZYBERI

Abstrakt Abstrakt         Artikulli i plotë Artikulli i plotë     

Auditorët Gjyqësorë dhe Prokurorial, të Nevojshëm për Drejtësi të Reformuar
Hydajet J. HYSENI

Abstrakt Abstrakt         Artikulli i plotë Artikulli i plotë     

Liria e Shprehjes apo Dinjiteti i Njeriut? Reflektime mbi Nismën Legjislative për Depenalizimin e Fyerjes për Gazetarët
Lorenc STOJANI, LL.M

Abstrakt Abstrakt         Artikulli i plotë Artikulli i plotë     

Çështjet e Reformës në Sistemin Gjyqësor të Kosovës
Mr.sc Rafet Haxhaj

Abstrakt Abstrakt         Artikulli i plotë Artikulli i plotë     

[ back ]